Dita e 21-të, grevistët takojnë sot Nishanin

Ambasadori amerikan me ish te pendjekurit ne greven e urise
TIRANE- Greva e ish të burgosurve politik ka hyrë sot në ditë e 21- të saj, ndërsa gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen e përkeqësohet. Duke folur për televizionin, Neës 24, koordinatori i grevës Skendër Tufa ka bërë me dije se sot, tre përfaqësues të kësaj shtresë do të priten nga Presidenti i republikës, Bujar Nishani.
Vetëm pak ditë më parë, Presidenti Nishani u shpreh se ishte i gatshëm të negocionte, por nuk mund ta bënte pasi nga greva kishin dalë mesazhe politike.
Ndërkaq, përfaqësues të tjerë të ish të përndjekurve janë takuar me zv.ambasadorin e SHBA-ve.
Këtë mëngjes grevistët i ka vizituar edhe zëvendësambasadori i Francës, i cili është interesuar në veçanti për shqiptaro- francezin, Lavdosh Beqo, 81 vjeç. Lavdosh Beqo është një ish i burgosur me nënshtetësi franceze, i cili hyri në grevë menjëherë pas vetëdjegies së Gjergj Ndrecës.