Zjarr në një pallat, dy persona asfiksohen

Foto Ilustruese
TIRANE- Dy persona kanë mbetur të asfiksuar pas një zjarri që ra në mëngjes një pallat në Unazën e Re të Tiranës.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, ndërsa apartamenti i përfshirë në flakë ka pësuar dëmtime të mëdha.
Mësohet se dy personat të cilët kanë shfaqur komplikacione, nga tymi, janë duke marrë ndihmën e parë nga mjekët e Urgjencës së Tiranës.
Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit në apartament.Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.