Presidenti Nishani merr mesazh urimi nga presidentja Jahjaga

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Ahtifete Jahjaga pas rekomandimit të Komisionit Evropian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar këtë moment si një arritje të madhe të të gjithë shqiptarëve në përpjekjen e tyre shumëshekullore për demokraci dhe prosperitet.
Duke çmuar rolin moderator të Presidentit Nishani dhe vullnetin e tij për të inkurajuar perspektivën e dialogut mes palëve, Presidentja Jahjaga ka shprehur besimin se klasa politike shqiptare do të tregojë të njëjtin vullnet për të çuar më tej procesin e reformave dhe përafruar edhe më shumë vendin me Bashkimin Evropian.