E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Vendimi i KE kurorezim i perpjekjeve te shqiptareve

Rekomandimi i Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE është kthyer në objekt debati mes pozitës dhe opozitës në seancën e sotme parlamentare. I trajtuar në kënvështrime të ndryshme ky rekomandim u vlerësua nga Kryeministri Berisha si një kurorëzim i përpjekjeve të shqiptarëve në rrugën drejt Europës. Ndërsa nga ana e opozitës, ky moment u shumua, duke sjellë në salllën e Kuvendit debatin për grevën e ish-të përndjekurve politikë.  “Vendimi i djeshëm i Komisionit Europian ishte kurorëzim i suksesit të reformave që u ndërtuan në këtë vend. Vendimi rezultat i përpjekjeve të shqiptarëve. Kurorëzimi i një suksesi në sigurinë e jetës së shqiptarëve, që kërcënohej nga 200 banda që u shpartalluan në një hark kohor mjaft të shkurtër, fuqia e të cilave vinte nga mburojë e pushtetit. Europa ndërtohet mbi arsimin dhe investimet e qeverisë prioritet në këtë fushë. Ju irritoheni pse shkoj nëpër shkolla, po sepse ato janë nëpër rrethe dhe jo këtu në Tiranë. Vetëm këtu në Tiranë kanë mbetur klasa me 35 e 40 nxënës sepse nga 18 milionë euro që u dhanë për ndërtimin e shkollave u ndërtuan vetëm gjysma e tyre shkolla të tjerat u dhanë troje”, vlerësoi Kryeministri Berisha.  Ndërkohë duke ftuar opozitën që të votojë ligjet e mbetura pezull, kreu qeverisë garantoi se mazhoranca është e hapur për të pranuar propozimet e PS-së. Në këtë kontekst, Berisha shprehu gadishmërinë e shumicës për të shkuar në mocion mosbesimi në qarkun e Fierit, çështje e cila mbang peng votimin e ligjeve me 3/5.  Duke u ndalur në shqetësimin e ligjvënësve socialistë për grevën e ish-të përndjekurve, Berisha sqaroi se grevistët kanë marrë 256 mijë USD si dhe 4 apartamente.
“Por atij të cilit iu vu flaka për kauzën tuaj, kush është ai që i vuri flakën, ai zotëria, (Gjergj Ndreca) me paratë, që mori privatizoi fabrikën e miellit në qytetin e Laçit, dhe kjo nuk i mjaftoi, dhe nuk mjaftoi kjo iu dha kredi e butë për të blerë fermën e mbarështimit të derrit. Nuk mjaftoi kjo, u prish me ortakun, doli mori kredi ndërtoi fabrikë të re mielli. Falimentoi se nuk e menaxhoi, ia konfiskoi banka. Cili është zjarrvënësi? Ai ka 2 emra, Pal Shqevi, ai është Shqevi, nuk është Pal, është Perikli. Pse i ka ndryshuar emrin shpirti e tij ia di. Por, se ja vuri zjarrin këtë do e saktësojmë drejtësia. Dhe ai e mori shumën e kërkuar dhe është aksioner në shumën e 400 mijë dollarëve. Në kohën kur vazhduan një javë rresht, duke mashtruar se nuk kanë marrë një qindarkë nga kjo qeveri. Dhe ai që ka marrë 3 dhoma e kuzhinë se ka bërë be e rrufe se nuk ka marrë asgjë nga qeveria, i kontrolluar nga ju. Cila është dita që ka shpërblyer ditën e burgut. E kemi shpërblyer me 18.6 dollarë. Cila ishte rroga e një kooperativisti në muaj, në kohën e Enver Hoxhës, 30 cent apo 40 cent, 10 herë më e vogël”, sqaroi Kryeministri.  “Tërhiqini nga greva, mos çoni më shishe benzine. I gatshëm të pranoj çdo kërkesë, pranoj rikthimin e ligjit të lustracioni, ku ju votuat kundër, janë 10700 dosje të cilët do të trajtohen njësoj të gjitha, jashtë rradhe nuk mund të hyjë njeri. Ju mund tu jepni rrogën tuaj, atyre njerëzve të vuajtur, vuajtja që ju po ua shtoni çdo ditë”, vlerësoi Berisha.  
Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se mazhoranaca dhe opozita duhet të shqyrtojnë me kujdes progress-raportin e Komisionit Europian, me qëllim realizimin e reformave. “Mënyra se si u interpretua rekomandimi për statusin, si një flamur për të vrapuar, nuk mu duk i drejtë. Unë ju them të ulemi e të bëjmë detyrat e shtëpisë se ka pak kohë. Falënderoj BE se ne si opozitë jemi koshientë se Shqipëria jonë ka probleme me demokracinë, ne e dimë se kemi probleme me drejtësinë, probleme të rënda me kriminalitetin, prandaj e falënderojmë komisionin për rekomandimin e bërë. Ne do jemi këtu për të luftuar që demokracia të vendoset në binarë, këtu deri në 2013 për të bërë zgjedhje të lira, të shpëtojmë kapjen nga fyti që i keni bërë institucioneve”, u shpreh Ruçi. Në fillim të seancës, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu i ka bërë thirrje opozitës të miratojë ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për integrimin e vendit.  “Duhet të miratohen tre kriteret e kërkuara nga Komisioni Europian ku një është ligji për Gjykatën e Lartë, për nëpunësit civil dhe reformën parlamentare. Një detyrim është edhe Gjykata e Lartë që s`ka arsye të mos e votoni, një ligj që është certifikuar si nga më të mirët dhe të keni mundësi ta zgjidhni dilemën sot nëse duhet të votoni për të mbyllur këto reforma apo doni ta bllokoni për herë të tretë statusin. Shpresoj që ne të gëzojmë në 13 dhjetor. Ky është muaj vendimtar dhe përkon me detyrimet madhore që në dhjetor dhe ju të mos ndiheni të turpëruar por të keni një argument më shumë kur të filloni fushatën e 2013-ës”, deklaroi ministrja Bregu. Por, duke marë fjalën pas ministres Bregu, deputeti i PS-së, Pandeli Majko duke anashkalur këtë moment dhe detyrimet që rrjedhin prej tij, u fokusua tek ngjarjet më të fundit në grevën e ish-të përndjekurve. “Unë nuk mendoj se dje ishte një ditë e lumtur, por e zymtë, para shkëlqimit të flakës së fishekzjarreve në qiell pamë shkëlqimin e flakës mbi trupin e të përndjekurit dhe qeveria iu çoi ministrin Tavo, për ngushëllim”, deklaroi Majko. 
Rendi i ditës Seanca parlamentare e ditës së sotme do të vendosë mbi anëtarësinë e re dhe kreun e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor. Pritet që zgjedhja e kryetarit të ri të shoqërohet me bojkotin e ligjvënësve socialistë, kjo pasi në mbledhjen e dy ditëve më parë që zhvilloi grupi parlamentar i PS-së vendosi që pjesëmarrja në votim të jetë vetëm për anëtarët e KQZ-së, ndërsa për kreun të largohen nga salla. Njëkohësisht një tjetër pikë e rendit të ditës në këtë seancë është dhe projektligji "Për ratifikimin e kontratës për dhënien në përdorim, në formën e huapërdorjes, me çmimin 1 euro, të një pjese të truallit të ndërmarrjes së qymyrit Valias, Kamëz, me sipërfaqe të përgjithshme 87.587 m2, lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Shoqërisë “The Amerikan International School System-Albania" (AISS)". Një projektligj i tillë pritet të kundërshtohet nga grupi parlamentar 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›