E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 6-të e protestës, tensione para Ministrisë së Arsimit, lëndohet gazetarja

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Dita e gjashtë e protestave të studentëve, aktivistëve të shoqërisë civile ka nisur me grumbullimin e protestuesve para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit,

Grumbullimi i protestuesve ka nisur fillimisht me valle dhe kërcime, për të vijuar më pas me ndalesën para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë dhe qytetarët që u janë bashkuar, janë mbledhur duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas këtij momenti janë regjistruar dhe përplasjet e para, pasi disa protestues kanë nisur hedhjen e gurëve, bombave molotovë dhe sendeve të tjera të forta në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë.

Si pasojë e incidenteve është lënduar një gazetare, e cila është goditur nga një gur në pjesën e barkut. Ajo ka shfaqur shenja të gjendjes së lipotimisë, me ndjesinë e të fikëtit.

Pas përplasjeve, Policia shpërndau protestuesit me gaz lotësjellës, ndërsa realizoi dhe shoqërimet e para. Protestuesit pas ndërhyrjes së Policisë u larguar në drejtim të qendrës, duke i dhënën mundësi Policisë të marri nën kontroll rrugën e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm, por edhe gjatë natës, punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe të institucioneve të tjera kanë pastruar rrugët e kryeqytetit nga mbetjet e shkaktuara gjatë ditëve të para të protestës. Ndërkohë, janë larguar edhe gurët nga trotuaret pranë Kryeministrisë, të cilët janë përdorur nga protestuesit për të goditur godinën e Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera, si edhe efektivët e policisë.

Protesta e sotme zhvillohet pas pesë ditësh të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, akte dhune dhe dëmtime të institucioneve shtetërore, bizneseve, bankave, si dhe të pronës publike e private në disa zona të kryeqytetit.

Gjatë ditëve të mëparshme, janë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinave të institucioneve. Gjithashtu, janë dëmtuar sinjalistika rrugore dhe janë djegur automjete të policisë. Për shpërndarjen e turmave, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.

1 nga 72

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›