Dita e 7 e grevës, këshilltari i Topit në Bulqizë
BULQIZE- Gjendja shëndetësore e 16 minatorëve të Bulqizës te ngujuar prej 7 ditesh në greve urie ne thellesi 1400 meter nen toke, sa vjen dhe rëndohet, ndërkoë ende nuk po shohin zgjidhje kërkesat e tyre.
Presidenti i Republikës duket se është duke e ndjekur situatën me shumë vemendje. Zyra e shtypit të presidencës njoftoi sot se këshilltari i presidentit, Topi, Fatlum Nurja do të udhëtojë për në Bulqizë ku do të vizitojë nga afër gjendjen e grevistëve dhe të tjerëve të cilët prej ditësh qëndrojnë në ambjentet e jashtme të galerisë në mbështetje të koegëve të tyre.
Nurja do të njohet me gjendjen shëndetësore të grevistëve. Ai pritet të mbërrijë në Bulqizë rreth orës 12:00.
Ndërkohë që ende mungon dialogu, një ditë më parë ministria e Energjetikës reagoi nëpërmjet një deklarate, ku shprehte keqardhjen për gjendjen shëndetësore të minatorëve, duke shtuar se problemet duhen zgjidhur me dialog.
Nje nga grevistet qe ka shenuar probleme me diabetin dhe zemren eshte detyruar te nxirret ne siperfaqe per te marre ndihmen e duhur mjekesore. Nderkohe qe sipas vete grevisteve, tre te tjere jane ne gjendje te renduar, pasi shfaqin ne vazhdimesi probleme serioze me frymemarrjen.
Një ditë më parë gjithashtu, minatorët grevistë ndërprenë kontaktet me sipërfaqen, duke mos komunikuar as me media e as me mjeke.
Janë 100 minatore mes tyre edhe gra që kanë shenuar emrat ne nje liste, duke shprehur keshtu vullnetine lire per tiu bashkuar greves se nisur ketu e shtatë dite me pare.
Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.