Lezhe krim irende ne familje

Rreth orës 04.05, në fshatin Torovicë, komuna Balldre, rrethi Lezhë, në banesën e tij, shtetasi Ndue Nik Stomiçi, i datëlindjes 11.01.1968, lindur në Dukagjin, rrethi Shkodër, e banues në Torovicë, rrethi Lezhë, ka vrarë me armë zjarri djalin e tij, shtetasin N.Stomiçi, i datëlindjes 1996.
Autori i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet për të sqaruar rrethanat e këtij krimi të rëndë në familje.