Zgjedhje të pjesshme për 10 njësi vendore

Sot do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për 10 njësi vendore. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të KQZ, me 6 vota pro, ku sipas këtij institucioni zgjedhjet e pjesshme të mbahen të dielën e fundit të korrikut.
Në 3 prej këtyre njësive, zgjedhjet nuk u zhvilluan fare me 8 maj, ndërsa në 7 të tjerë KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shpallen pavlefshmërinë e tyre për shkak të parregullsive që u vunë re gjatë procesit të 8 majit dhe u ankimuan më pas nga subjekte të ndryshme politike.
Komunat ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme janë komunat Shllak, Shalë, Pishaj, Mollas, Kolsh, Finiq, Komuna Qendër-Skrapar, komuna Armen, Paper dhe Zall-Dardhë. Në fillim të mbledhjes kreu i KQZ, Arben Ristani duke i`u referuar vendimeve të Kolegjit Zgjedhor mbi ankimimet e PS, deklaroi se vendimet e KQZ kanë qenë të drejta dhe të bazuara në ligj.