E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Politikë për të bllokuar zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar për problematikën e hasur në komunat, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani në fjalën e tij ka deklaruar se ka politikë për të prishur zgjedhjet në këto komuna. Ai informoi se gjatë mbrëmjes KQZ ka zhvilluar mbledhje për të plotësuar emërimin e komisionerëve të qendrave të votimit që ishin bllokuar.
 

Nga ana e saj, përfaqësuesja e PS-së, Dëshira Subashi ka propozuar që inspektorët së bashku me anëtarët e KZAZ-së, të mos përjashtohen, nëse ata marrin përsipër të shoqërojnë bazën materiale. “Ne nuk kemi pse i përjashtojmë. Nuk është në tagrin e punonjësve të KQZ-së, të thërrasin forcat e policisë”, u shpreh Subashi.
 

Po ashtu në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe për zgjedhjet në komunën Shllak si dhe për vulën e humbur në komunën Finiq.
 

Ditën e sotme, po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 10 komuna, në Shllak, Shalë, Pishaj, Mollas, Kolsh, Finiq, Komuna Qendër-Skrapar, komuna Armen, Paper dhe Zall-Dardhë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›