Vlorë, zgjedhjet në Armen zhvillohen të qeta

Zgjedhjet në komunën e Armenit, të rrethit të Vlorës po vijojnë të qeta. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 të ditës së sotme dhe do të qëndrojnë deri në orën 19:00.
KZAZ në Vlorë deklaron se janë ndarë materialet zgjedhore dhe çdo gjë po shkon normalisht.
Në këtë komunë, garojnë për kryetar komune, kandidati i PD-së, Kliton Haxhiraj përballë kandidatit të PS-së, Albert Hoxhaj.
Numërimi i votave për kryetar të kësaj komune, do të ndodhë ndoshta mesnatën e sotme ose nesër në mëngjes. Kutitë do të shkojnë në shkollën “Halim Xhelo”, në Vlorë.