Zgjedhjet, raporti i OSBE/ODHIR në gusht

OSBE/ODHIR do të publikojnë raportin përfundimtar të përbashkët, me konkluzionet dhe rekomandimet për zgjedhjet lokale të 8 majit, në fillim të muajit gusht.
Ky raport shërben si udhërrëfyes për të gjithë institucionet pasi BE dhe Departamenti Amerikan i Shtetit i referohen këtij raporti për vlerësimin e zgjedhjeve në vend.
Raporti ka një rëndësi të veçantë për faktin se jepet vlerësimi i Komisionit Europian në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në tetor të këtij viti.