E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 9-të e grevës së urisë, përkeqësohet situata e grevistëve

Dramatike paraqitet gjendja shëndetësore e të gjithë grevistëve socialistë, sipas mjekëve që iu ndjekin. Në një prononcim për mediat, mjekja Alketa Hila, ka bërë të ditur se më problematike situata paraqitet për deputetët Besnik Bare, Agim Leka dhe Blendi Klosi. “Diabetikët gjithmonë janë një risk. Në do moment nga ata mund të pritet dicka e rëndë dhe mund të japin një kolaps, bën një hipoglicemi që shkon shumë keq” tha Hila.

- Rama i gatshëm për të negociuar

Përvec deputetëve janë edhe tre qytetarë të tjerë, mbështetës të PS, të cilët janë dërguar në spital për mjekime të specializuara. Por në ditën e 9- të urisë këshilla mjekësore është ndërprerja e grevës. “Gjendja po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Të gjithë grevistët janë në fazën ku pjesa më e madhe duhet të ndërpresin grevën. Shenjat kanë filluar të agravohen” tha Hila. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 08 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›