E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i gatshëm për të negociuar. Ende asnjë ftesë nga presidenti

Kryesocialisti Edi Rama ka vizituar sot 5 greviste te tjere, te cilet u shtruan ne QSUT per shkak te gjendjes se renduar shendetesore. Pas vizites Rama u shpreh se eshte i gatshem per negociata te menjehershme, si ne tryezen qe pritet te organizohet nga presidenti i republikes Topi ashtu edhe nga maxhoranca.

“Asnjëherë nuk kemi refuzuar asnjë ftesë nga cilado anë që ajo ka ardhur apo që mund të vijë për të diskutuar cështje të cilat kanë të bëjnë me interesin publik sic është kjo cështje kaq madhore për vendin, kaq madhore për njerëzit, kaq madhore për ardhmërinë e gjithë atyre që Shqipërinë e kanë atdheun e tyre dhe nuk duan ta lënë” tha Rama.

Lidhur me pergjegjesine per shendetin e grevisteve pas deklaratave edhe te nderkombetareve Rama shprehet: “Përgjegjësinë për këto dhimbje dhe për gjithë ato dhimbje të tjera që janë ende brenda atyre trupave dhe jo në duart e mjekëve e mban ekskluzivisht pushteti dhe posacërsisht Sali Berisha”.

Ndersa grevistete larguar per shkak te gjendes se renduar shendetesore, premtojne se do te kthehen serish ne greve, kryesocialisti thote se kjo, nuk do te marre fund pa pasur nje pergjigje.

Vilma Masha
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›