E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Cadrat hiqen kur të vdesë opozita

Ne diten e 9-te te greves se urise, protesta e pasdites e kesaj te shtune nisi me gjuajtjen me veze ndaj godines se Radio Televizionit Publik. Ishin socialistet e Korces te cilet mberriten prane stadiumit "Qemal Stafa" per tubimin e mbremjes, ata qe qelluan me veze dhe me pas iu bashkuan tubimit para kryeministrise.

“Këtu brenda janë njerëz që nuk luftojnë për pushtet, por kanë ofruar jetën e tyre për t’u thënë nga zëri i shpirtit dhe zemrës se duam kompromis të jetojmë sëbashku, nuk duam të bllokojmë ligjin dhe marrëveshjen e vizave, por duam që vizat t’I heqim midis njëri-tjetrit” tha Majko.

Edi Rama ne fjalen e tij rikonfirmoi se cadrat nuk do te ngrihen dhe kjo eshte nje beteje qe do te shkoje deri ne fund.
“Kjo cadër do të ngrihet përpara se ky problem të zgjidhet është një shpresë e mjerë, është një shpresë e mjerë për të cilën I bëj apel Sali Berishës të mos e ushqejë më kot. Kjo cadër do të ngrihet vetëm kur në këtë vend të ketë vdekur opozita. Kjo cadër do të ngrihet vetëm kur në këtë vend të mo ketë më asnjë qytetar që I thotë vetes opozitar” tha Rama.

Po ashtu Rama foli edhe per peticionin qe nje grup artistesh dhe intelektualesh I kane drejtuar atij. “Kjo cadër është simboli i përbuzjes ndaj frikës që pushteti i votave të vjedhura ka kallur në zemrat e dobta dhe në mendjet e brishta të shqiptarëve. Këtu vlen të kthehem përsëri tek ata që I quajnë intelektualë apo që veten e quajnë intelektualë dhe që edhe sot kanë gjetur pozicionin më të rehatshëm, pozicionin e njeriut që I shikon gjërat nga larg dhe jo sepse është larg, por sepse nuk ka kurajon të shohë në sy të vërtetën” tha Rama.

Me heret, teksa vizitonte grevistet e urise qe ndodhen te shtruar ne QSUT-, kryetari I PS-se tha se eshte I gatshem per te negociuar dhe se asnjehere nuk ka refuzuar asnjë ftesë nga cilado anë që ajo ka ardhur.
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›