E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Tale të Lezhës. Përuron rrugën e re turistike

Kryeministri Sali Berisha këtë të shtunë ka qenë në Tale të Lezhës ku inaguroi rrugën e re turistike. Ai u premtoi banorëve të zones, por dhe më gjerë se brënda 2010 do të asfaltohen të gjithë rrugët që cojnë në zonat turistike.

“Ata të cilët kanë qenë skeptikë dhe gjysmë mosbesues ndaj këtij projekti të madhe i ftoj të ndjekin Sali Berishën, se çdo javë nga një rrugë do të inaugurojmë. Unë jam këtu për tu zotuar para jush se siç ka qenë premtuar, brenda vitit 2010 nuk do të ketë rrugë të paasfaltuara nga Ksamili në Velipojë. çdo rrugë që zbret drejt detit do të jetë rrugë e standardeve më të mira” tha Berisha.

Rruga e inaguruar Tale –Lezhë, me gjatësi 9.5 km kap një vlerë rreth 85 milion lekë. Ndërkohë kanë nisur gjthashtu punimet për rrugën dytësore Lezhe - ish SMT- Rrillë me vlerë investuese rreth 900 mijë euro.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›