E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama transparencë për grevistët. Të lejohen mjekët e QSUT

Partia Demokratike i kërkon transparencë Edi Ramës për gjendjen reale shëndetësore të grevistëve të tij.
Sipas selisë blu, kryesocialisti duhet të lejojë që deputetët dhe mbështetësit e PS, të vizitohen dhe nga ekipet zyrtare të mjekëve përvec atyre të përzgjedhur prej tij.

“Partia Demokratike i kërkon zotit Rama të bëjë transparencë urgjente, të lejojë ekipet zyrtare shëndetësore të kontrollojnë shëndetin e grevistëve, të mos ketë frikë nga transparenca e gjëndjes shëndetësore të tyre” tha Mehilli.

Për demokratët, socialistët po shkelim konventat e Gjenevës, por dhe vendimet e gjykatës së Strazburgut për grevat e urisë. Sipas PD , kryesocialisti do të përgjigjet para ligjit nëse ndodh dicka në rradhët e grevistëve.

“Po shkel rëndë jo vetëm ligjet e vendit dhe Kushtetutën, e cila u garanton shërbim shëndetsor gjithë qytetarëve në nevojë të këtij vendi, por po shkel njëkohësisht Konventat e Gjenevës dhe Vendimet e Gjykatës së Strasburgut mbi cështjet e grevës së urisë dhe të burgosurve. Për cdo cënim të shëndetit të grevistëve përgjegjësia ligjore do të jetë e tij në rradhë të parë por dhe e atyre militantëve mjekë që nuk lejojnë as kamerat të filmojnë të sëmurët që ata deklarojnë se i kanë nën mjekim” tha Mehilli.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›