E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji për arsimin e lartë, Kacani: Unifikon titujt e diplomave

Ndryshimet e projektligjit te arsimit te larte, te cilat tashme ju jane dorezuar universiteteve, pritet te ngjallin diskutime. Nje nga pikat jane ndryshimet e titujve te masterave, por edhe permbajtja e diplomes. Tashme nuk do te kete master te nivelit te pare apo master te nivelit te dyte, por do te kete thjesht master me 90 kredite si dhe master shkencor. Rektori i Universitetit Politeknik te Tiranes, Jorgaq Kacani thote se keto ndryshime duhet te mirepriten nga studentet, pasi titujt e diplomave te tyre tashme unifikohen me ato te universiteteve perendimore.

“Titujt që merren sot, me ndryshimet që i bëhen ligjit bëjnë një unifikim të titujve të diplomave që jepen në universitetet publike dhe private të Shqipërisë me titujt e diplomave që jepen në universitetet e vendeve perëndimore të cilat janë përfshirë në procesin e implementimit të Bolonjës” tha Kacani.

Rektori shprehet se kjo i jep fund dhe procesit te masivizimit te masterave si ne universitetet publike dhe ato private. Diplomat qe jane dhene me sistemin e vjeter kater vjecar, thote Kacani, e kane te perfshire masterin.

“Diploma master jepet për të gjitha nivelet e diplomave të cilat janë për bursa 300 kredite. Kjo merr parasysh unifikimin e të gjitha diplomave që janë dhënë deri më sot, të cilat nuk plotësojnë 300 kreditëshin, këto njihen si diploma master që jepen dhe në universitetet perendimore” tha Kacani.

Te henen qe vjen pritet qe te mblidhet konferenca e rektoreve e cila do te shqyrtoje te gjitha ndryshimet qe i jane bere projektligjit te arsimit te larte.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›