Dita e 9-të, rëndohet shëndeti i Ilir Metës
Një protestë shumë e madhe dhe maratonë është zhvilluar dje në sheshin përpallë Kuvendit, që mban emrin e Presidentit aktual amerikan, Xhorxh Bush. Edhe pse është shtyrë zhvillimi i seancës parlamentare për ditën e djeshme, kjo nuk ka penguar mijëra protestues të dalin në sheshin para parlamentit, për të mbështetur dhjetë deputetët grevistë, të cilët kanë tetë ditë që janë ngujuar në sallën e seancave plenare. Zgjatja e ditëve të grevës së urisë ka nisur të theksojë edhe problemet te deputetët grevistë. Ditën e djeshme është vënë re se deputeti që ka pasur më shumë probleme ka qenë kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili gjatë gjithë kohës, ashtu si kolegët e tjerë, është mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve, duke marrë serume dhe ilaçe për normalizimin e tensionit. Megjithëse greva e urisë ka hyrë në ditën e tetë dhe shëndeti i deputetëve sa vjen dhe rëndohet, ata vazhdojnë të theksojnë se nuk kanë ndërmend të dalin prej grevës, derisa të ndryshojë kodi i ri.
Protesta
Ndryshe nga ditët e tjera, protesta dje ka nisur në orën 16:00 dhe ka zgjatur deri në 18:30 minuta. Për gati dy orë e gjysmë në podiumin e improvizuar para protestuesve janë ngjitur drejtues të ndryshme të LSI-së, PDK-së dhe PS-91, të cilët kanë falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre dhe kanë siguruar deputetët grevistë se do t‘i mbështesin deri në fund. Deputeti Luan Memushi, gjatë fjalës së tij, ka theksuar se kjo është një protestë për demokracinë e votës së lirë. Duke iu drejtuar qytetarëve, Memushi ka thënë se ata do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve dhe për të mos lejuar PD-në dhe PS-në të shkelë parimet demokratike. Analisti Andrea Stefani ka theksuar se "në emër të lirisë, nuk na lejohet të humbasim këtë betejë". Duke iu drejtuar protestuesve, të cilët gjatë gjithë kohës kanë brohoritur dhe hedhur parulla, Stefani tha se brohoritjet më të zjarrta duhet t‘iu dedikohen atyre dhjetë burrave, që po sakrifikohen që prej disa ditësh, për idealin e shenjtë të Shqipërisë. "Kemi dëgjuar gjithë këto ditë, gjoja argumentet nga specialistët e dy partive më të mëdha, që po imponojnë këtë zgjidhje tiranike për Kodin Zgjedhor, nuk arrijnë dot ta mbulojnë, nuk arrijnë do të maskojnë padrejtësinë, diskriminimin, që kërkojnë t‘u bëjnë partive të vogla. Gjithçka flet qartë, se po shkelet barazia e shanseve në zgjedhje, po shkelet barazia e votës, kërcënohet liria e saj, kërcënohet me grabitje", është shprehur analisti Andrea Stefani. Deputeti Spartak Ngjela ka theksuar se gjendja e dhjetë deputetëve grevistë është në rënie, por morali është shumë i lartë. Sipas deputetit Spartak Ngjela, i duhet dhënë fund konceptit "parti e madhe, parti e vogël". Duke sqaruar protestuesit, ai ka thënë se nuk është fjala për diskriminim ose mospërfillje ndaj dy grupimeve të vogla, por është fjala se ata që e bëjnë këtë, nuk e ndiejnë se janë të mëdhenj.