E Diel, 1 Nëntor 2026

Cënimi i lirisë së medias, Jahjaga rikthen në Kuvend Kodin Penal

Kosovë- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vendosur të kthejë për rishqyrim në Parlament Kodin Penal i miratuar e nga deputetët më 20 prill 2012.

Siç njofton zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës  vendimi për rishqyrtimin e Kodit Penal u mor pasi u vlerësua se Neni 37 dhe Neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me Nenin 40 dhe Nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave si dhe me Nenin 22, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që obligon përmbushjen e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj.

Neni 37 dhe 38 i Kodit Penal u kontestuan ashpër nga media vendase pasi sipas tyre cënohej liria e profesionit pasi në disa raste Kodi parashihte edhe dënim me burg për njerëzit medias. Më herët në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit mediat kosovare bojktuan çdo aktivitet të institucioneve të Kosovës dhe partive politike në shenjë proteste ndaj Kodit të ri Penal që në disa raste parasheh edhe burgosjen e gazetarëve. Gazetat publikuan njoftimin për bojkot dhe nëpër faqet e tyre, të cilat mbulohen me lajme të aktiviteteve të institucioneve, hapësirat ishin bosh me shenjën e bojkotit  Stop Playing.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›