Dita e Flamurit festohet nga qytetarët shqiptarë dhe kosovarë
Në qytetin e Vlorës u përkujtua dje 96-vjetori i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Drejtues të pushtetit vendor, deputetët e Vlorës, Bujar Leskaj, Ardian Kollozi, Arben Malaj, përfaqësues të forcave politike, të komuniteteve fetare, si dhe të ardhur nga Kosova, bënë homazhe dhe vendosën kurora në varrin e Ismail Qemalit, në lulishten pranë Sheshit të Flamurit. Më pas, në këtë shesh, u zhvillua një miting, ku ishin të pranishëm mijëra qytetarë vlonjatë. "Sheshi i Flamurit është në vëmendjen e të gjithë shqiptarëve kudo ku ata janë. Ky shesh është simboli i bashkimit, i ëndrrave për liri e pavarësi të të gjithë kombit", tha në fjalën përshëndetëse kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ai theksoi se "në këtë shesh, nisi rrugën shteti i pavarur, në këtë shesh, Ismail Qemali ngriti flamurin e Skënderbeut. Këtu bashkohen sot të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë Shqipërisë, në Kosovë e viset e tjera. Këtu janë sot të gjithë bashkë, pasardhësit e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit, të Luigj Gurakuqit e të Idriz Seferit", nënvizoi Gjika.
Prefekti i Qarkut të Vlorës, Hasan Halili, duke përshëndetur në emër të qeverisë dhe të deputetëve të pranishëm në këtë ceremoni, e cilësoi 28 Nëntorin si një ditë madhështore. Duke përshëndetur gjithashtu shqiptarët e ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në këtë përvjetor, Halili u shpreh se "në këtë shesh janë të gjithë së bashku dhe të bashkuar, pavarësisht bindjeve politike". Përfaqësuesit e pushtetit vendor, të forcave politike, të komuniteteve fetare, të institucioneve lokale, deputetët e Vlorës, shqiptarët e Kosovës morën pjesë më pas në ceremoninë e nderimit të Flamurit, pranë shtizës që përkujton këtë ngjarje madhore në sheshin historik. Pas homazheve në varrin e Ismail Qemalit dhe koncertit të organizuar nga Bashkia e Vlorës, autoritetet lokale vijuan aktivitetet të ndara në dy pjesë. Deputetët e PD-së, Bujar Leskaj, Ardian Kollozi, të shoqëruar nga kreu i Qarkut të Vlorës e nga prefekti dhe të tjerë të djathtë vlonjatë, i janë drejtuar Varrezave të Dëshmorëve, ku kanë bërë homazhe edhe atje. Pas kësaj, aktivitetet e Bashkisë së Vlorës vijuan në një drejtim tjetër. Gjatë mbasdites nuk munguan aktivitetet, ku Qendra Kulturore e Fëmijëve organizoi një koncert në Sheshin e Flamurit. Në ndryshim nga vitet e kaluara, dita e djeshme u gjallërua nga shumë të ardhur nga rrethet e nga Kosova, ku si asnjëherë tjetër këta populluan Sheshin e Flamurit, vizituan muzetë e qytetit dhe ishin pjesëmarrës aktivë në këtë ditë feste për shqiptarët. Një qytetar i Kosovës u shpreh se "më bën përshtypje mungesa e qeveritarëve, ku ne kemi ardhur nga shumë larg për Ditën e Flamurit dhe qeveritarët e shtetit shqiptar mungojnë në këtë ditë të lavdishme të të gjithë kombit tonë". Të bënin përshtypje në këtë festë 40 maturantë të ardhur nga Burreli, të cilët ishin nisur enkas për këtë ditë të veshur me flamuj kuqezi dhe këndonin himnin kombëtar.