E Diel, 1 Nëntor 2026

3.2 milionë $ për punësimin e të rinjve

Ministri i Punës, Anastas Duro, në një takim me ambasadorin spanjoll në Tiranë, Manuel Montobbio, u shpreh se "ka ardhur koha që të rrisim bashkëpunimin dhe të fillojmë negociatat për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe, që do të garantonin mbrojtjen sociale të emigrantëve, me të gjitha vendet pritëse të emigrantëve shqiptarë, veçanërisht me vendet anëtare të BE-së".

Sipas ambasadorit Montobbio, "një nga projektet më madhore, e mbështetur 100% me fondet e qeverisë spanjolle, me një vlerë prej 3 milionë e 200 mijë dollarësh, që fillon zbatimin në janar të 2009-ës, është projekti për punësimin e të rinjve dhe riintegrimin në tregun e punës së emigrantëve të kthyer. Projekti do të realizohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Punës dhe me organizatat e OKB-së që veprojnë në Shqipëri dhe do të shtrihet në Veri të vendit, atje ku problemi i papunësisë është edhe më i prekshëm".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›