Topi, Berishës: Kujdes me zgjedhjet
Presidenti shqiptar, Bamir Topi, në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e shpalljes së pavarësisë, nuk ka munguar që të lëshojë paralajmërime serioze për qeverinë lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
"Zgjedhjet politike të vitit 2009 janë prova më e madhe e demokracisë, e pluralizmit politik dhe e integrimit të Shqipërisë. Demokracia e vërtetë shprehet në pasqyrimin real të votës dhe të vullnetit të lirë të zgjedhësve. Përgatitja e infrastrukturës bashkëkohore zgjedhore në kohë, me cilësinë dhe transparencën e duhur është një nga hallkat kryesore të zinxhirit të procesit zgjedhor", u shpreh dje Presidenti Topi, me tone të prera dhe të qarta. Ai i është rikthyer edhe një herë kujtesës në vite të proceseve elektorale dhe rezultateve të tyre krejtësisht ose pjesërisht të refuzuara nga palët në Shqipëri.
"Duke nxjerrë mësime nga përvoja e hidhur e deritanishme e kontestimit të rezultatit zgjedhor dhe deformimeve të mundshme në situata të tilla, fryma e respektimit të Kodit Zgjedhor duhet të jetë politikisht konsensuale dhe gjithëpërfshirëse", theksoi numri një i shtetit shqiptar në Ditën e Pavarësisë. Ai vijoi me sugjerimin më së shumti drejtuar qeverisë se "etika politike dhe transparenca elektorale, të detyrueshme për t‘u respektuar, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, do të jepnin garanci të qëndrueshme për zgjedhje të standardeve demokratike dhe nxitje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në votime".
Shqetësimin e tij për këtë çështje, Presidenti shqiptar e ka mbështetur në faktin se aktualisht Shqipëria ndodhet përballë sfidave shumë të rëndësishme: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe anëtarësimi i plotë në NATO. "Suksesi i tyre lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e vendit tonë dhe me interesat e tij kombëtare afatgjatë", është shprehur dje Presidenti, duke llogaritur kostot kombëtare të një dështimi të padëshiruar.
Ai ka shtuar se "unë sot kam më shumë besim se një vit më parë në suksesin e ndryshimeve pozitive në Shqipëri e dëshiroj të konfirmoj vullnetin tim të palëkundur në mbështetje të reformave demokratizuese dhe të pluralizmit politik në vendin tonë, si e vetmja rrugë për t‘u shkëputur nga tranzicioni i gjatë dhe i vështirë, për të ndërtuar të ardhmen tonë euroatlantike".
Kreu i shtetit shqiptar organizoi dje në mbrëmje një pritje në përputhje me ceremonialin e Festës kombëtare të Pavarësisë.
"Jemi mbledhur sot, ashtu si çdo vit, për të kujtuar dhe festuar së bashku ditën më të madhe në historinë e popullit shqiptar, ditën e fitores së pavarësisë së tij politike dhe formimin e shtetit të parë shqiptar sipas parimeve dhe normave ndërkombëtare", u shpreh Presidenti, teksa e zgjeroi përmasën e kësaj feste gjithëpërfshirëse për shqiptarët. Sipas tij, Kosova fitoi pavarësinë e saj pas një kalvari të gjatë dhimbjesh e mundimesh e po përpiqet ta mbrojë atë ashtu siç u përpoqën të mbronin pavarësinë e vitit 1912 anëtarët e parë të Qeverisë së Vlorës. "Por kohët kanë ndryshuar shumë dhe Kosova nuk është vetëm, tha Presidenti shqiptar duke shtuar se, ne jemi të palëkundur në mbështetjen për pavarësinë e sovranitetin e saj dhe jemi të vendosur në përpjekjet tona për njohjen ndërkombëtare të saj. Presidenti Topi theksoi se Kosova ka aleatë të rëndësishëm, të cilët ashtu siç e përkrahën pavarësinë e saj dhe e njohën atë, ashtu edhe nuk do të lejojnë që sovraniteti i saj të cenohet.
Qëndrimi i përbashkët dhe i unifikuar politik ndaj çështjeve madhore të kombit tonë është shembulli më i mirë për t‘u ndjekur edhe në përmbushjen e detyrimeve të tjera që vendi ka në të ardhmen, në shërbim të shtetasve tanë, saktësoi numrin një i shtetit shqiptar. Së fundi ai ka përshëndetur të gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen duke u uruar atyre "Gëzuar Festën e madhe të Pavarësisë e të Flamurit!"