E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet sot 7 marsi, Dita e Mësuesit

Sot në mbarë vendin shënohet 7 Marsi e njohur si Dita e Mësuesit.

Në gjithë vendin pritet që të mbahen aktivitete të ndryshme për të nderuar mësuesit për kontributin që kanë dhënë në edukimin e brezave.

Më 7 mars 1887 u çel “Mësonjtorja Shqipe” në Korçë, për të vazhduar më pas me hapjen e disa shkollave shqipe në disa qytete të tjera të vendit, përshirë Pogradecin, Ohrin dhe qytete të tjera.

Që nga kjo ditë Mësonjtorja e parë hyri në histori si pionierja e arsimit  kombëtar dhe dita e çeljes së shkollë si festë, duke bërë kështu që çdo 7 mars të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›