Durrës, digjet fuoristrada e parkuar para spitalit
Një automjet u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip fuoristradë, me targa TR 3770 F, ishte i parkuar në rrugë para Drejtorisë së Spitalit, në momentin që është përfshirë nga flakët.
Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
Nuk dihet ende nëse nga zjarri ka të lënduar. / M. Brunga