E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj-Malaj, debat për doganat e Vlorës

16/06/2005  Mjaft nis ballafaqimin e konkurrentëve në rrethe

Lëvizja "Mjaft", e drejtuar nga Erion Veliaj, ka iniciuar në Vlorë një takim midis kandidatëve për deputetë në zonë 94. Katër kandidatët e forcave respektive PD, PS, LSI dhe LZHK kanë kërkuar votën e elektoratit, duke paraqitur strategjitë e tyre. Në platformën e tij, kandidati i PS, Mezan Malaj, i është referuar vetëm '97-dhe djegieve të Vlorës pa dhënë asnjë detaj ose projekt për ato që ka realizuar në 8 vitet si PS dhe në 4 vjet si deputet i saj. "Unë jam këtu përfaqësoj Vlorën e qetësisë dhe jo të flakëve e luftës që la pas qeveria e PD-së e udhëhequr nga Sali Berisha. Jemi në një qytet që e di mirë çfarë ndodhi realisht", tha Malaj. Kjo ka sjellë edhe irritimin e një gruaje simpatizante e PD, e cila është ofenduar rëndë nga Malaj. Debati ka qenë i ashpër midis kandidatëve Malaj i PS-së dhe Leskaj i PD-së, për të ardhurat që ka krijuar dogana e Vlorës gjatë viteve '97, kur drejtor ka qenë Leskaj dhe dogana në krahasim me këtë periudhë. Leskaj pohoi se "në kohën time si drejor kam realizuar të ardhura që ende sot s'i keni. Sot keni 4-7 fishuar taksat, ndërsa të ardhurat janë disa herë më të vogla me ato që derdhnim ne në bankën e shtetit dhe e di pse, sepse ne nuk kishim monopole, ju sot keni uzurpuar pothuajse të gjitha hallkat e shtetit dhe në dogana kalojnë lehtë vetëm miqtë e socialistëve. Numri i beznesve që oprerojnë në doganën e Vlorës është ulur në ritme vërtet për të ardhur keq".

IREX boton raportin për gjendjen e shtypit në Evropën Juglindore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›