Shqipëri: Politika vazhdon të ndërhyjë në media
16/06/2005 Bordi Ndërkombëtar i Kërkimeve dhe Shkëmbimeve, IREX, në raportin e tij për gjendjen e shtypit në Evropë dhe Euroazi gjatë vitit 2004, shprehet se në Shqipëri pengesat më të mëdha, me të cilat ndeshet media, janë përpjekjet e grupeve politike për të manipuluar organet e shtypit. Ndërkohë, tjetër shqetësim ngrihet dhe motivi apo origjina e paqartë e kompanive, që synojnë të hyjnë në këtë sektor si dhe nevoja urgjente për të mbështetur institucionet që mbrojnë të drejtat ekonomike dhe ligjore të gazetarëve.
Sipas studimit të IREX-it, 90 për qind e gazetarëve në Shqipëri janë pa kontrata pune. Në studimin e Irex-it, vendet renditen sipas një indeksi të nxjerrë pas analizave të gjendjes së shtypit në bazë të 5 kategorive. Në kategorinë e parë, për fjalën e lirë, Shqipëria merr 2,17 pikë nga 4 gjithsej, gjë që tregon se vendi është pranë objektivit për krijimin e një klime të përgjithshme që mbështet shtypin e lirë, por megjithatë krahasuar me vitet e mëparshme, 2002 dhe 2003, ky indeks shënon rënie. Raporti sjell si shembull përplasjen e Kryeminsitrit Nano me gazetën "Koha Jonë", pas kritikës që i bëri kjo e fundit një vendimi të qeverisë. Ndonëse artikulli i gazetës mund të kishte shkelje të standardeve etike, gjoba që iu vu gazetës u kritikua nga organizatat e shtypit si brenda edhe jashtë vendit. Në kategorinë e dytë atë të gazetarisë profesionale, Shqipëria ka marrë vetëm 1,95 pikë, që do të thotë se vendi plotëson vetëm kushtet minimale për një shtyp të lirë. Cilësia e shkrimeve vazhdon të jetë e dobët. Vazhdimi i raportimeve pa marrë konfirmim nga burime të tjera vazhdon të minojë objektivitetin e raportimit, thuhet në raport. Megjithëse në gjendje të dobët, në këtë kategori vihet re përparim nga vitet e mëparshme. Në kategorinë e tretë atë të pluralizmit të burimeve të lajmeve, Shqipëria ka marrë vetëm 2, 6 pikë, duke shënuar rënie nga viti i kaluar. Në Shqipëri, thuhet në raport, ka 167 gazeta, 56 televizione dhe 32 radio, ndoshta më shumë sesa mund të përballojë tregu dhe me kalimin e kohës pritet që ky numër të ulet. Në kategorinë e 5, për rolin e institucioneve që mbështesin shtypin, gjendja është përsëri e dobët. Në Shqipëri, theksohet në raport, ka disa shoqata gazetarësh, por roli i tyre minohet nga fakti që ato drejtohen nga pronarë mediash. Studimi i IREX-it përfshin rreth 20 vende nga Evropa Juglindore dhe Euroazia. Në bazë të mesatares së indeksit për vitet 2001-2004, Shqipëria renditet e 11, pas vendeve të tilla si Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia, Kosova, Serbia, Gjeorgjia apo Kroacia dhe para vendeve si Bullgaria, Rumania, Moldavia, Rusia e Bjellorusia.
Marrë nga VOA