E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisi sot shperndarja e librave per nxenesit

Ka nisur sot në të gjitha shkollat 9 vjeçare dhe të mesme shpërndarja e teksteve shkollore. Megjithëse kanë kohe deri më 16 shtator prindërit dhe nxënësit janë drejtuar nëpër shkolla për të blerë librat që ditën e parë, ku kanë mësuar se duhet të rikthehen sërish, pasi jo të gjithe titujt mund t’i merrnin sot, pasi për klasa të veçanta një pjesë e tyre mungonin.

Listat e librave kanë qenë të afishuara nëpër shkolla dhe shitja e tyre nuk është bërë nga mësuesit, por nga përfaqësues të shtëpive botuese. Për librat kanë paguar edhe ata nxënës, të cilët i përkasin familjeve, që do të rimbursohen nga shteti. Kompensimi i tyre do të bëhet në një fazë të dytë dhe për ta përfituar ato duhet të ruajnë faturën tatimore që kanë marre kur kanë blerë tekstet.

Për herë të parë këtë vit 80% e nxënësve të klasave të para në shkollat tona do të mësojnë me abetare të njejte si nxënësit në shkollat në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›