E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, konfirmohet viktima e tretë nga virusi A/H1N1

SHKUP- Një burrë 34 vjecar është viktima e tretë e virusit të gripit
A(H1N1) në Maqedoni. Lajmi u konfirmua sot nga autoritetet shëndetësore maqedonase.
Drejtori i Klinikës për Sëmundjet Infektive, Zvonko Milenkoviç tha se 34-vjeçari kishte qenë përreth tri ditë i shtruar në spital, ndërkohë që 20 orët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar ndjeshëm.
Ky është rasti i tretë i vdekjes i shkaktuar nga virusi i gripit të derrave në Maqedoni.
Personi i parë që vdiq nga gripi A (H1N1) në Maqedoni ishte në moshën 32 vjeç, ndërsa i dyti 77 vjeç.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›