E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, grabitet dhe dhunohet me mjete të forta taksisti

KORCE- Dhunohet me mjete të forta në gjendje të rëndë për jetën një taksist në qytetin e Korcës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të se premtes kur taksisti 60 vjecar Agron Perlati i cili punonte prej vitesh në shërbimin taksi, është rrëmbyer nga 3 persona të cilët fillimisht i kanë kërkuar transportim për në lagjen e re të Korcës ku dhe e kanë goditur me pas me mjete të forta për ti grabitur paratë dhe makinën.
Pas dhunës së ushtruar ata janë larguar me mjetin taksi të cilën e kanë braktisur në periferi të qytetit.
Kjo ngjarje ka ngjallur reagimin e Sindikatës së Taksistëve në Korcë të cilët i kërkojnë shtetit të marrë masa për mbrojtjen e jetës së tyre, në të kundërt ata paralajmërojnë protesta.
Mësohet se taksisti i dhunuar është transportuar në gjendje të rëndë ëpr jetën drejt spitalit të Tiranës, ndërsa policia ka shoqëruar deri tani në komisariat 10 të rinj por ende nuk ka arritur të identifikojë autorët e ngjarjes.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›