Mitingu i 8 Dhjetorit, ndërpritet procesi mësimor
TIRANE- Mitingu i 8 Dhjetorit ka cuar në ndërprerjen e procesit mësimor. Në disa shkolla orët e mësimit janë zhvilluar të shkurtuara me qëllim që nxënësit dhe mësuesit të liheshin të lirë për tju bashkuar asaj që qeveria e ka quajtur festën e të gjithë shqiptarëve.
Në shkollën e ndërtimit “Karl Gega” dera është mbyllur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa banorët e zonës thonë se nxënësit janë larguar që prej orës 9:30 të mëngjesit. Drejtori i shkollës deklaron se është bërë mësim deri në orën 11:00, ndërsa sipas tij janë bërë gjithsej 5 orë të shkurtuara e më pas nxënësit sëbashku me stafin pedagogjik kanë shkuar për të festuar.
Përdorimi i nxënësve për mitingje është shndërruar në një dukuri të zakonshme në Shqipëri. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ndaj këtij fenomeni reagoi edhe avokati i popullit.
(e.n/News24/BalkanWeb)