E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Rinisë, nis pas pak tubimi madhështor në sheshin “Skënderbej”

“Përkujtohet me festime dita që shembi regjimin komunist në vend”


Nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, Shqipëria kremton sot 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë e cila sinjifikon në të njëjtën kohë edhe ditën e pluralizmit në përkujtim të mitingjeve kundër diktaturës 19 vjet më parë. Me rastin e kësaj dite, Partia Demokratike dhe qeveria në tërësi, kanë marrë përsipër organizimin e një aktiviteti festiv të madh në orën 16.00 në qendër të Tiranës përmes të cilit do të kujtohet dita e protestave të studentëve kundër komunizmit. “Endrra që ne bëjmë realitet” është slogani që përmban aktiviteti i sotëm duke pohuar se gati dy dekada më vonë nga ajo ditë tashmë Shqipëria ka bërë hapa para drejt Evropës dhe demokracisë, ashtu siç deshën vetë studentët. Prej ditësh, drejtuesit e lartë demokratë janë duke e promovuar aktivitetin e sotëm duke pohuar se data 8 dhjetor sinjifikon në të vërtetë përpjekjet e rinisë dhe popullit shqiptar në tërësi për të qenë i lirë. Sipas tyre, ky përvjetor i Ditës së Rinisë e gjen Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut dhe së shpejti edhe anëtare e Bashkimit Evropian, duke realizuar kështu ëndrrat e studentëve të viteve ’90. Ndërsa heqjen e afërt të vizave me BE ata e kanë cilësuar si shembjen e dytë të murit të Berlinit në Shqipëri, pas të parit që arritën të shembin studentët në atë dhjetor të largët. Sot, më 8 dhjetor, mbarë vendi ka arsye madhore për të reflektuar rreth të shkuarës së hidhur, vuajtjet, mundimet, torturat çnjerëzore të një prej regjimeve më barbare që ka njohur ndonjëherë njerëzimi, pushkatime, varjet në litar. Të gjitha këto akte makabre, kanë vetëm një emër, Komunizëm.... Ndaj, sot ka një mori arsyesh për të festuar dhe për një pjesëmarrje masive. Sot festohet për Shqipërinë në NATO, për Shqipërinë pa viza, për Shqipërinë e integruar në Bashkimin Evropian. Sot, nga sheshi “Skënderbej”, të gjithë njëzëri i themi ‘PO’ Evropës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›