Nano: Jam ofruar për president. Më 21 janar të dyja palët kapërcyen të drejtën
Në emisionin Top Story në Top Channel, Fatos Nano shpalli kandidaturën e tij për president. Ai foli për shumë gjëra, por natyrisht duke u përmbajtur. Tha se më 21 janar të dyja palët ishin gabim, ai shtoi se presidenti Topi nuk veproi si president. Deklaroi se qeveria ka probleme, por ato nuk janë as aq të mëdha sa thotë opozita dhe as aq të vogla sa thotë mazhoranca. Nano tha se do takojë të gjithë drejtuesit e partive parlamentare për ofertën e tij dhe tha se do ishte mirë që propozimin e tij ta bënte PS. Më poshtë pjesë nga intervista e tij.
Për garën për president
-Nuk jam kandidat për president i Republikës. Unë nuk jam kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë e vitit 2012, sepse Shqipëria është kandidate për të fituar statusin e merituar dhe të vonuar për tu anëtarësuar në BE. Më lejoni të them me vërtetësi se si politikan dhe qytetar i përgjegjshëm unë kam bërë një ofertë, kam ofruar dijen, eksperiencën dhe aftësitë e mia për të shërbyer që marrëdhëniet mes politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe më nxitëse për të kryer detyrat e tyre ndaj qytetarëve. Duke kontaktuar të gjitha palët të mos jem i përjashtuar nga konkurrimi i sivjetëm për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.
-Unë besoj se ajo që është e dobishme në mjedisin politik shqiptar është zgjerimi i hapësirës për dialog, për negocim, mbi bazën e të cilit edhe palët të njohin më mirë njëra- tjetrën dhe të njohin edhe personalitetet që ofrohen ose janë të disponueshëm për tu zgjedhur, që padyshim kërkojnë mirëkuptimin e politikës. Në raport me pamjen tradicionale të garave dhe fushatave që janë mësuar në të kaluarën, unë këtë herë kam preferuar të negocioj, të paraqes më afër me faktorët politikë relevantë konceptin dhe platformën me të cilën dua të shërbej dhe të krijoj kështu një proces që do i shërbejë vendit, pra një proces të rivendosjes së besimit mes politikës dhe institucioneve, të prishur edhe aktualisht. Natyrisht edhe në atmosferën mjaft simbolike të 100 vjetorit të Pavarësisë.
-Unë bashkohem me vlerësimin që vendit i duhet një proces sa më transparent, mundësisht sa më konensual, një proces që nëpërmjet procedurës për të seleksionuar zgjedhjen më të mirë ndaj vendit, të shërbejë për të sjellë palët në njohje më të thellë dhe në angazhimet e tyre ndaj atdheut dhe zhvillimit të ekonomisë dhe jetës shoqërore, në referencë të standardeve të BE. Të rifitojmë besimin se mund të punohet së bashku dhe se mund të ndërtohet axhenda më dinamike, që mund të jetë më gjithëpërfshirëse për kurimin e plagëve të tranzicionit.
-Natyrshëm që unë do takoj të gjithë drejtuesit e partive në Kuvend, pra kryeministrin, kryetarin e opozitës, zotin Meta, zotin Meta, zotin Idrizi dhe zotin Dule.
Për marrëdhëniet me PS
-Marrëdhëniet me PS nuk zhvlerësohen nga qëndrime adekuate.
Nuk kam bërë ndonjëherë rolin e Kasandrës, duhet të kesh aftësi mbinjerëzore ose mitologjike. Unë bëj vlerësime dhe ashtu si kam vlerësuar fenomenet e mosveprimit me iniciativën e duhur politike dhe moskuptimit të proceseve të reja demokratike në fazat e parë të transformimit të saj, kështu kam bërë edhe në vitin 2009 kur kam konstatuar deformime që nuk lejonin rritjen e partisë sime të vjetër. Unë mbetem i kthjellët edhe në komunikimin me publik për të vlerësuar. Nuk mund të vihet një parti përmbi Shqipërinë.
Për Edi Ramën
Unë besoj se nuk më takon mua të njoh ose të mos njoh titullarë apo liderë të partive politike të zgjedhur nga familjen përkatëse nga kam dalë edhe vetë. Unë e kam mirëpritur që kur mori teserën e PS. Pavarësisht se rrugët që kemi ndërtuar dhe që kanë qenë transparente për publikun janë kryqëzuar, por nuk kanë qenë të mbyllura. Natyrisht si pjesë të axhendës për ofertën time presidenciale do takoj edhe Edi Ramën.
Do ti kërkoj që procesi të jetë i hapur, sa më transparent, sepse sa më konsensual të jetë presidenti i ri, aq më i madh do jetë efekti për përmirësimin e integrimit evropian.
Identiteti im politik lidhet me të majtën ndaj do vazhdoj ti kërkoj si PS-së dhe faktorëve të tjerë që të konsiderojnë platformën dhe eksperiencën time dhe të konsiderojnë në mënyrë specifike një faktor suplementar: presidentët e derisotëm nuk e kanë pasur karrierën ekzekutive. Unë besoj se është e rëndësishme që kryetari i shtetit të ketë përvojën ekzekutive. Do ishte e dobishme që PS të mbështesë kandidaturën e themeluesit e drejtuesit të saj për 15 vite.
Të mbështesë një kandidaturë që ka arritur të tregojë jo vetëm me heshtje, por edhe me eksperiencë se ka ditur gjithmonë të kultivojë, të nxisë, të ushqejë një klimë bipartizane, jo thjesht dhe vetëm militante në dobi të partisë që përfaqëson.
Slogani që kam për zemër është Të lëshojmë pushtet për të bërë shtet. Kjo është ftesa ime për të gjithë aktorët politikë.
Unë do jem sërish në krye të ushtrisë së paqes nëse ka ushtri. Natyrisht do kërkoj ushtarë. Skifterët e së kaluarës janë ende nëpër këmbë.
Unë vazhdoj të kërkoj një mbështetje aq të gjerë sa të qetësonte publikun.
Për Ilir Metën
Unë dhe Ilir Meta kemi një histori të gjatë të përbashkët, ku kemi ditur të bashkëpunojmë apo të ndahemi në kohën e duhur apo të gabuar. Është një eksperiencë e tërë. Është një lëmë e pasur për të reflektuar dhe unë besoj se nga çarja e madhe partizane që pengonte dinamikën e zhvillimit për integrim do të ishte e papranueshme në çarjen mes partive.
Për Berishën
E përgëzoj Berishën për deklaratën e tij se është i hapur për konsensus me opozitën për presidentin. Ne nuk kemi as moshën as luksin për tu skuqur nga komplimentet e ditës. Unë e Berisha kemi qenë kundërshtar dinjitozë për shkak të autoritetit të madh. Kemi ditur e treguar që në momente kyçe të bashkëpunojmë dhe të nënshkruajmë iniciativa për reforma bipartizane. Duhet të vlerësoj këtë eksperiencë që nuk na ndan me zotin Berisha. Nuk kam arsye për të vënë në dyshim sinqeritetin e tij.
Për kandidaturat e PD për president
Nuk është e dobishme që për funksionimin e një demokracie që pushtetet të kontrollohen nga një dorë e vetme, aq më shumë institucione që duhet të jenë të depolitizuara. Besoj se nuk do të ishte në të mirë as të Sali Berishës, as të Topallit, as vetë të PD, që ta kuptonin e zhvillonin arsyetimin për sfidën e ardhshme si një luftë. Si një nxitje karrierash apo personalitetesh që përpara se ti shërbejnë vendit, do i shërbejnë ruajtjes së status kuosë së PD. Shenja të tilla kanë shoqëruar jetën tonë politike këto 20 vite. Është koha që elitat politika të hedhin sytë përreth dhe të qëmtojnë dhe të identifikojnë disa të vërteta të thjeshta se ka njerëz me eksperiencë, aftësi dhe ide të dobishme, jo vetëm brenda gardhit të tyre, jo vetëm brenda politikës.
Për 21 janarin
Kam qenë në shtëpinë time dhe e kam ndjekur nga ekrani dhe tarraca e pallatit nga ku shi
