Dita e Tokës Rama: “Bashkia ka kontribuar për pastërtinë e ambientit”
Autori i Lajmit: Redaksia
Me rastin e Ditës së Tokës u zhvillua dje në zonën e ish- bllokut një paradë mjedisore nën moton “Kujdesu për mua, çdo ditë është dita e tokës”. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili përfitoi nga rasti për të theksuar punën e bërë deri më tani nga Bashkia për të respektuar mjedisin. Rama u kujtoi të pranishmëve se është detyra e gjithsecilit të kontribuojë për mbajtjen pastër të mjedisit. “Në këtë kontekst unë jam krenar për punën e bërë nga Bashkia e Tiranës dhe për kontributin e dhënë nga shumë organizata. Sot kemi një Tiranë shumë më të pastër se dje, nesër do të kemi një Tiranë edhe më të pastër se sot. Por është në dorën tonë që të kuptojmë se çka bëjmë sot në përmasën e jetës sonë individuale është shumë e rëndësishme jo vetëm për rrugën apo lagjen ku jetojmë, por për të gjithë vendin tonë dhe për të gjithë planetin tonë”, - theksoi Rama. Aktiviteti i organizuar falë ndihmës së UNICEF, Ambasadës Holandeze dhe qendrës Eden përfshin edhe mbjelljen e pemëve nga ana e qytetarëve, pastrimin e territorit publik apo organizimin e aktiviteteve që synojnë sensibilizimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2010