E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma rigjen Interin në finalen e Kupës së Italisë

Autori i Lajmit: Redaksia

Edhe këtë vit, finalja e Kupës së Italisë do të diskutohet mes Interit dhe Romës. Këta të fundit eliminuan dje në gjysmëfinale Udinezen. Megjithë humbjen minimale 1-0 në gjysmëfinalen e kthimit në “Friuli” të Udines, verdhekuqtë arritën të sigurojnë finalen falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Kileni Sanchez u kujtua vonë për të shënuar për ekipin e tij, goli në minutën e 81-të nuk ishte i mjaftueshëm. Megjithëse gjatë gjithë 90 minutave në presion, Roma arriti të marrë një rezultat të favorshëm, që e lejon të diskutojë Kupën në finalen e “Olimpiko”-s më 5 maj përballë Interit. Portieri Hulio Serxho shpëtoi disa herë skuadrën e tij nga pësimi i golit, ndërkohë që fati ishte me kryeqytetasit dy minuta para fundit, kur Inler goditi traversën.

Ky lajm është publikuar: 22/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›