Trojet shtetërore, blerje me bono deri në 30 qershor
Autori i Lajmit: Lili Saraçi
Kush përdor tokën shtetërore, duhet ta blejë atë ose duhet të paguajë taksën vjetore prej 10 për qind të vlerës së truallit. Në të kundërt, do të zbatohen sanksione. Megjithatë, sipas draftit të miratuar pak ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë bëhet e ditur se ata qytetarë që kanë ndërtuar mbi trojet shtetërore dhe që nuk janë pronarë të truallit, por vetëm të godinës, kanë mundësi ta blejnë atë me bono privatizim deri në 30 qershor të këtij viti, në të kundërt, do të paguajnë një taksë prej 10 për qind të vlerës së tokës në vit. Është ky thelbi i projektligjit të miratuar nga Ministria e Financave që është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Sipas draftit, personat që aplikojnë për privatizim brenda 6 muajsh mund të paguajnë deri në 20% të vlerës me bono privatizimi. Vlera e tokës do të përcaktohet mbi çmimet e referencës të vendosura nga qeveria. Megjithatë gazeta ka zbardhur të gjithë skemën e re të mënyrës se pagesës dhe si duhet të veprojnë qytetarët për të paguar me bono privatizimi. Kështu, qytetarë që tashme kanë privatizuar një ndërmarrje shtetërore, por jo truallin, qeveria ka vendosur një afat për privatizimin e truallit me bono privatizimi. Afati i fundit për privatizimin me bono është 30 qershor 2010. Sipas një vendimi, të Këshillit të Ministrave të gjitha subjektet, të cilat kanë privatizuar objekte apo ndërmarrje, por që nuk kanë privatizuar sipërfaqen e truallit, sipas gent-planit që i bashkëlidhet dokumentacionit të privatizimit duhet ta blejnë këtë truall deri më 30 qershor 2010. Në të njëjtën kohë këto subjekte duhet të kenë paguar qiranë e truallit rregullisht, deri në pagesën e vlerës së plotë të çmimit të truallit, brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. Qeveria nxori në shitje, vetëm pak muaj më parë, të gjitha trojet që shteti kishte në pronësi në zonat ku ushtrohet aktivitet ekonomik dhe industrial. Bashkë me këtë vendim u përcaktuan dhe çmimet që duhet të paguanin subjektet që shprehnin interes për privatizimin e këtyre objekteve shtetërore. Kur objekti është me dy a më shumë kate dhe në të ka disa pronarë, atëherë shitja e truallit në bazë të kërkesës së tyre për çdo pronar bëhet në bashkëpronësi të pandashme mes pronarëve të objektit. Bashkëpronarët u nënshtrohen dispozitave të Kodit Civil.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2010