E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje mes Piperos dhe Mihajt, për zhvendosja e Qendrës së Traumës në QSUT

Autori i Lajmit: Redaksia

Qendra e Traumës në Spitalin Ushtarak nuk përballon dot fluksin e madh të pacientëve. Sipas drejtorit të spitalit ushtarak, Bedri Mihaj, bëhet e ditur se është tepër e nevojshme hapja e një qendre tjetër të traumës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Mihaj ka shpjeguar se Spitali Ushtarak jo vetëm që po vuan amortizimin e aparaturave, por ka edhe një amortizim fizik dhe mendor të stafit mjekësor. Spitali Ushtarak përballon një fluks prej 13.000 pacientësh në vit nga te cilat 12% përfundojnë me humbje jete. Megjithatë, hipoteza për të hapur një qendër të politraumës në QSUT nuk është mbështetur tërësisht nga drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Një tjetër kërkesë e Mihajt ka qenë rregullimi i sinjalistikës rrugore. Sipas tij, nëse do të ishte hapur Unaza e Re do të kishim shumë më pak raste të personave që humbin jetën rrugës për në spital. Ndryshe nga projekti i mëparshëm për zhvendosjen e traumave nga Ushtaraku në Qendrën Spitalore, këtë herë u diskutua për një tjetër projekt. Do të shtohet edhe një tjetër qendër traumash në QSUT, por peshën kryesore serish do ta mbajë Spitali Ushtarak. Ndonëse e sheh të nevojshme uljen e ngarkesës në Spitalin Ushtarak për drejtorin e këtij institucioni aktualisht është i pamundur funksionimi i një qendre te mirëfillte traumash edhe në QSUT. Sipas tij, më pare duhet rregulluar infrastruktura rrugore pasi në kushtet aktuale rastet e renda mund të humbin jetën gjate rrugës për në spitalin "Nene Tereza". Qendra e traumave ne Spitalin Ushtarak përballon të gjitha rastet e rënda dhe aksidentet që ndodhin në vend.

Ky lajm është publikuar: 23/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›