Dita e Veres, karaoke dhe koncerte ne Tirane Sonila Isaku
Koncerte te pafundme per te gjitha moshat, argetim dhe urime do te kete per te gjithe kryeqytetasit gjate dites se neserme, pikerisht ne diten qe vjen pranvera. Bashkia e Tiranes ka pergatitur nje sere koncertesh dhe festimesh, te cilat celen ne oren 10 ta paradites dhe vazhdojne pergjate gjithe dites. Fillimisht do te jete hapja e ketyre festimeve nga banda e qytetit, e cila do te nise turin e saj nga Bashkia e Tiranes e deri tek sheshi "Nene Tereza" me pas do te jete panairi "Javet e Biznesit Nderkombetar" edhe ky aktivitet do te nise ne oren 10:00 te paradites. "Ky eshte edhe Panairi i Produkteve Shqiptare, i cili bashkon biznese te te gjitha trevave Shqiptare, Kosova, Mal i Zi, Maqedoni, Presheva e Shqiperia ne panairin e organizuar ne rrugen 'Murat Toptani'. Hapja e ketij panairi do te shoqerohet edhe me performancen e Ansamblit te Qytetit", - pohojne burime zyrtare nga Bashkia e Tiranes. Nderkohe qe, sipas ketyre te fundit, ne aktivitete jane perfshire edhe ndertime apo kompozime te qytetit te artit. Dekorimi i kesaj qyteze do te shoqerohet me muziken e nje bande rock dhe do te rrethohet nga piktore rruge e piktura te punuara nga nxenes te Liceut Artistik "Jordan Misja". Qyteti i artit do te vendoset ne Lulishten "3 Vellezerit Frasheri" e fillon festimin qe nga ora 11:00 deri ne 13:00. Por edhe femijet do te kene kendin e tyre te vecante per te festuar. Bashkia e Tiranes ka menduar qe per ta jane personazhet me te njohur te Disney Land, me te cilet do te organizohen lojera per te gjithe te vegjlit ne lulishten ne qender te qytetit nga animatore profesioniste. "Te gjitha lojerat do te shoqerohen me shfaqjen teatrore te QKT 'Shkopi magjik' dhe me performancen artistike te femijeve te talentuar te qendres 'TEN'. Keto festime do te fillojne ne oren 11:00 deri ne oren 14:00 prane 'Parkut Rinia'", - thuhet ne njoftimin e Bashkise se Tiranes. Edhe te rinjte do te argetohen pafundesisht me ardhjen e stines se ngrohte. Nje koncert me kenge dhe karaoke do te jete ne sheshin "Nene Tereza" ku te ftuar do te jene kengetaret e mirenjohur shqiptare. Shfaqja do te transmetohet ne led wall-in e skenes, nga e cila do te ftohen qindra qytetare te kendojne live kenge te mirenjohura. Karaoke do te filloje ne oren 11:00 per te vazhduar deri ne oren 14:00. Nderkohe qe gjate dites nuk do te mungojne as ballokumet, embelsirat tradicionale te "Dites se veres", feste kjo tradicionalisht shqiptare qe prej lashtesise. Eshte nje festim pagan qe adhuron perendite e luleve e pemeve, percjell dimrin e mirepret pranveren me te gjitha vlerat e saj. Kjo feste e lashte dhe tradicionale, tashme edhe feste kombetare e dite pushimi qe do te festohet ne qytetin e Tiranes per te gjithe kryeqytetasit dhe ata qe kane zgjedhur te festojne ne Tirane kete dite.
Aktivitetet qe do te zhvillohen
- Hapja e festimeve nga Banda e Qytetit, e cila do te nise turin e saj nga Bashkia e Tiranes deri ne Sheshin "Nene Tereza" ne oren 10:00.
- Panairi Kombetar i Produkteve ka per qellim bashkimin e bizneseve te te gjitha trevave Shqiptare, Kosova, Mal i Zi, Maqedoni, Presheva ne rrugen "Murat Toptani".
- Qyteti i artit ka per qellim krijimin dhe kompozimin e nje qyteti, ku dekorimi do te
shoqerohet me muziken e nje bande rock dhe do te rrethohet nga piktore rruge e piktura te punuara nga nxenes te Liceut Artistik "Jordan Misja".
- Qyteti i Femijeve do te jete i mbushur me personazhe te shumte te femijeve, si dhe do te kete organizime te lojerave per te gjithe femijet ne lulishten ne qender te qytetit nga animatore profesioniste.
- "Singin Spring" eshte titulluar koncerti ku kengetaret me ne ze ne vendin tone do te kendojne, por nuk do te mungojne as karaoket.