E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rinia të kotribuojë në luftën kundër korrupsionit

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë një takimi të mbajtur me disa të rinj në Vorë ka deklaruar se rilindja shqiptare mund të vijë vetëm nga këta të rinj.

Rama ka ndrë 300 karta antarsi në PS, dhe ka deklaruar se rinia duhet të japë ndihmën e saj në politikë për të zhdukur korrupsionin.

Të rejat dhe të rinjtë që jetojnë këtu, shumë pak metra nga vendi ku shpërtheu vullkani i korrupsionit dhe i krimit shtetëror në Gërdec, e kanë më të lehtë ndoshta sot të kuptojnë se duke ardhur këtu, duke bashkuar zërin e tyre me zërin e të tjerëve, japin një kontribut të drejtpërdrejtë jo vetëm që ajo histori e tmerrshme të mos përsëritet më kurrë, por edhe që Shqipëria të ndahet nga rruga e mbrapsht e dramave jetësore të përsëritura dita-ditës- deklaroi Rama.

No related posts.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›