E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura Shtetërore, formulari A2 do të miratohet deri në prilli

Në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2009, burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,  bënë të ditur se formulari A2 do të miratohet deri më 1 prill. Ky formular përmban të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojnë. Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta duhet të plotësojnë edhe formularin A2 ,brenda datës 30 Qershor. Sipas rregullores së provimeve citohet se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në universitetet publike të vendit vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (në dy provimet e  detyruara dhe dy provimet me zgjedhje të përcaktuara në formularin A1).
Nxënësi, që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të sezonit të  parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky kandidat duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sezonin e vjeshtës, por humbet të drejtën e konkurrimit për në shkollë të lartë gjatë këtij viti.  Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje, konsiderohet i plotë, në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, formularit A2 i bashkëngjitet mandatarkëtimi origjinal që vërteton pagesën e tarifës së Maturës Shtetërore. Formulari A2 pranohet vetëm i shoqëruar me mandat-arkëtimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›