Ndërtimet pa leje dhe minitregjet e jashtëligjshme "burgosin" tregun Uzina Dinamo

Bllokohet hyrja e tregut agro-ushqimor më të madh në vend
Hyrja e tregut agro-ushqimor më të madh në vend Uzina Dinamo në kryeqytet, është zaptuar prej kohësh nga kioskat e shtrira në dy anët e rrugës, ashtu dhe nga tregtarët e paligjshëm ambulant. Ky treg agro-ushqimor, i cili furnizon të gjitha tregjet lokale të Shqipërisë, është legalizuar nga Bashkia e Tiranës që në vitin 2001 dhe për sa i përket kapacitetit të tij, është tregu kryesor dhe më i madh në të gjithë vendin. Ndërkaq, që të funksionojë normalisht tregu, për vetë sipërfaqen e madhe tregtare që ka, i duhen më shumë se dy hyrje-dalje. Aktualisht tregu operon vetëm me një hyrje, e cila edhe kjo është e bllokuar plotësisht si për automjetet e transportit-eksportit, ashtu edhe për këmbësorët konsumatorë. Shoqata Kombëtare e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe Tregut, prej kohësh ka denoncuar pranë Drejtorisë së Policisë së Ndërtimit bllokimin e paligjshëm të rrugës, por gjithmonë kanë marrë të njëjtën përgjigje qesharake dhe mospërfillëse. Tregtarët e licencuar të tregut agro-ushqimor Uzina Dinamo, shprehen të shqetësuar për bllokimin e rrugës dhe për konkurrencën e tregtisë së pandershme. Në mënyrë të arsyeshme, ata i kanë kërkuar prej kohësh Bashkisë së Tiranës, hapjen e një rrugë tjetër për këtë treg, në krahun e rrugës 5 Maji, gjë e cila do të normalizonte funksionimin normal të këtij tregu. Nisma për prishjen selektive të ndërtimeve pa leje në këtë segment rrugorë, është ndërmarrë disa herë nga Policia Ndërtimore, por fatkeqësisht, gjithmonë është ndërprerë nga njerëz më pushtet, të cilëve u cenoheshin interesat personale. Dëshmojmë shqetësimin tonë për mosprishjen e një sërë objektesh pa leje në hyrje të tregut, për lejimin e tregtarëve pa licencë, të cilët pengojnë lëvizjen e mallrave dhe funksionimin normal të tregut. Këtë shqetësim e kemi bërë prezent edhe disa herë të tjera pranë Policisë Ndërtimore, por asnjë masë nuk është ndërmarrë deri më tani. Policia Ndërtimore, ka detyrim ligjor të ndërhyjë menjëherë për prishjen e objekteve pa leje, aq më tepër kur ato pengojnë funksionimin e sektorëve ekonomik shumë të rëndësishëm për shtetin, bënë të ditur për gazetën SOT, burime zyrtare nga Shoqata Kombëtare e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe Tregut. Ndërkaq, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizmit, në bashkëpunim me Policinë Ndërtimore, në përgjigjen e kthyer për këtë problem, janë justifikuar se jetojnë me shqetësimin e paraqitur nga tregtarët, por duke pasur parasysh mundësitë e tyre për prishjen e objekteve pa leje, u kanë bërë të ditur se
disponojnë vetëm një mjet prishës, të cilin nuk dinë ku ta çojnë më parë. Megjithatë, Policia Ndërtimore u premton tregtarëve, se në të ardhmen do të marrë masa dhe më në fund nuk harron që ti falënderojë për mirëkuptimin. Përveç pengimit të qytetarëve të thjeshtë konsumatorë, zaptimi i hyrjes së tregut nga tregtarët e paligjshëm dhe objektet pa jele, pengon hyrjen e makinave të import-eksportit me tonazh të rëndë, pa të cilat nuk mund të ekzistojë ky treg.
Burgosja e tregut agro-ushqimor
Përveç zhbllokimit të të vetmes hyrje të tregut më të madh agro-ushqimor në kryeqytet, Shoqata e Tregtarëve kërkon edhe hapjen një rruge tjetër për këtë treg, në anën e rrugës 5 Maji. Meqenëse, tregu ka pasur dhe ka një sipërfaqe të madhe prej më shumë se 50 000 m², edhe më parë kanë ekzistuar dy porta për të, një në anën lindore, e cila është funksionale edhe sot, ndërsa tjetra në anën perëndimore, e cila është e bllokuar prej vitesh gjatë privatizimit të ambienteve të tregtisë. Tregtarët shprehen të shqetësuar se tashmë ky treg është kthyer në një burg të vërtete, gjë e cila e bën jofunksional për tu shërbyer tregjeve lokale të mbarë vendit. Bllokimi hermetik i rrugës së vjetër dhe bllokimi pjesërisht i të vetmes hyrje aktuale, bën që tregu agro-ushqimor më i madh në vend, të asfiksohet totalisht, duke rrezikuar edhe mbylljen në një kohë të afërt. Hapja e një porte të re dhe zhbllokimi i kësaj aktuale është zgjidhja më emergjente sipas tregtarëve. Kjo do ti jepje një frymëmarrje të mjaftueshme tregut, do të lehtësonte qarkullimin e Unazës, maunet e gjata të importit do të futeshin lehtësisht në treg dhe do rritej niveli qarkullimit të mallit. Megjithëse, Shoqata Kombëtare e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe Tregut, kërkesën për hapjen e një rruge të re dhe prishjen e objekteve pa leje, të cilat cënojnë tregtinë e ligjshme, i ka paraqitur Bashkisë së Tiranës për 8- vite rresht, ende nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës në këtë treg që po falimenton. Dhjetëra takime, ankesa, deklarata dhe premtime, nuk arritën të ndërtonin një marrëveshje midis Shoqatës së Tregtarëve dhe instancave shtetërore përgjegjëse për zbatimin e ligjit për prishjen e objekteve pa leje që pengojnë shërbime për qytetarët.