E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet Dita e Verës, Berisha vizitë në Elbasan

Në ditën e verës kryeministri Sali Berisha vizitoi qytetin e Elbasanit. Vizita e parë shefit të ekzekutivit ishte në panairin e hapur me rastin e ditës së verës. "Qeveria do të mbështesë biznesin elbansanas dhe gjithë biznesin shqiptar", deklraoi ai. Më tej,Berisha foli për rrugën panoramike Elbasan -Tiranë. "Qeveria mbështet projektin e këtij aksi", tha kryeministri.Kryeministri Sali Berisha do të vizitoje edhe pika të ndryshme ku zhvillohen aktivitete me rastin e Ditës së Verës. Gjithashtu gjatë vizites ne Elbasan, kryeministri do të vizitojë edhe kompaninë Kurum si dhe do të marrë pjesë në inagurimin e sistemi të filtirimit të ndotjeve të furrnatës. Kryeministri shoqërohet nga ministri i Turizmit Ardian Turku dhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha.Që prej ardhjes në pushtet kryeministri Sali Berisha ka preferuar ta festojë Ditën e Verës në qytetin simbol të kësaj feste në Elbasan.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›