Gërdeci,PR:Opozita po mbron Delijorgjin

Në përvjetorin e tragjedisë së Gërdecit Partia Republikane sulmon opozitën se jo vetëm po përdor politikisht vdekjen e 26 personave, por e akuzon atë për mbrotje të një prej shkaktarëve kryesore të tragjedisë, biznesmenin Mihal Delijorgji. Sipas nënkryetarit të PR-së, Neritan Alibali opozita duhet të përgjigjet për lidhjet e saj me Mihal Delijorgjin si dhe për lehtësirat që i ka krijuar bizneseve të tij.Kreu i PR-së Fatmir Mediu ishte minister i Mbrojtjes kur shpërtheu fabrika e demontimit të municioneve në Gërdec, Mediu është gjithashtu një nga të pandehurit kryesorë në çështjen që ndodhet në Gjykatën e Lartë.