E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e demokracisë, Bashkia festime në shesh

Festimet e 20 vjetorit të demokracisë në Shqipëri janë përmbyllur në një formë madhështore mes dritave të fishekzjarreve që kanë ndricuar qiellin, si një ogur për një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët. Bashkia e Tiranës ka ndezur qiellin kryeqytetas mbrëmjen e sotme, duke përmbyllur dhe manifestimet e këtij përvjetori që përkoi dhe me festën e Sulltan Nevruzit.
 

Gjatë ditës, Partia Demokratike, në 20-vjetorin e fitores së saj në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 ka mbajutur një koncert miting në sheshin "Nënë Tereza", ku këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare kanë performuar për publikun. Në këtë datë të shënuar kryeministri Sali Berisha u ka premtuar shqiptarëve shndërrimin në realitet të ëndrrës së tyre për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Më tej ai ka theksuar se këto dy dekada janë kurorë e lirisë për Shqipërinë.

20 vite më parë, në 22 mars 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare, duke marrë një fitore masive në mbarë vendit, gjë që përmbysi një herë e mirë regjimin diktatorial të Ramiz Alisë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›