Dita e dyte e bisedimeve Prishtinë-Beograd
Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit hynë sot ne ditën e dyte te bisedimeve te nisura te martën, nen mbikëqyrjen e BE-së, ne Bruksel. Është parashikuar qe diskutimet te zgjasin deri ne orët e mbrëmjes, ndërsa do te dialogohet për transportin ajror, telekomunikacionin dhe vulat e doganave. Ne nisje te ditës se dyte te bisedimeve, palët shfaqen optimizëm për fillimin e mire. ?Mendoj se mbrëmjen e djeshme patëm një fillim te mire. Diskutuam me shume për çështjet me te cilat do te merremi ne këto negociata. Te dy palët po përpiqen te jene konstruktive. U morëm me probleme si regjistrat civile apo kadastrat. Sot do te diskutojmë lëvizjen e lire dhe bashkëpunimin rajonal? ? tha Edita Tahiri. ?Mund te them se kemi dëgjuar disa ide dhe propozime te reja, sigurisht qe ekzistojnë diferenca mes nesh, por po punojmë qe t?i tejkalojmë. Presim qe te zgjidhim problemet e mëdha, qe shqetësojnë popullin ne Kosove dhe ne veçanti serbet atje. Diferencat e mëdha, siç është statusi, do përpiqemi t?i leme për ne fund? ? tha Borislav Stefanoviç Pas takimit, pritet që Zyra e Kethrin Eshton te dale me një komunikate, ndërsa krerët e delegacioneve, Edita Tahiri dhe Borislav Stefanovic do te mbajnë konferenca për shtyp. Te martën, ne Bruksel filluan bisedimet e para Prishtine-Beograd, pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës.
Shpërndaje