E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e makinës, replika Berisha-Bode

Në prag të zgjedhjeve lokale, kryeministri Sali Berisha është tërhequr nga taksa që ai vete miratoi, ajo e shitjes së makinave të përdorura. Shefi i qeverisë ka kërkuar rishikimin me synim uljen e saj, pasi ka bllokuar tregun e shitjes së automjeteve, si dhe ka dëmtuar konsumatorin. Por propaganda e kryeministrit nuk është mirëpritur, nga ministri i Financave Ridvan Bode, i cili edhe ka replikuar, duke argumentuar se vënia e taksës është një detyrim europian. Por Bode ka lajmëruar se megjithë rishikimin, qytetarët nuk do të shpëtojnë nga kjo taksë, duke e paguar përmes një mekanizmi që e shndërron atë në një detyrim vjetor. Duke u ndalur tek sistemi fiskal, kryeministri përmendi edhe nismën ligjore, për të shmangur informalitetin tek biznesi. Masa të ashpra do të ketë për ata që hapin një biznes, pa u licencuar më parë. Berisha i është rikthyer edhe një herë zgjedhjeve lokale të 8 majit. Ai ka paralajmëruar se opozita pritet të nisë një proteste me çadra përpara zyrës, së ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, emri i të cilit po lakohet si një kandidat për garën e Bashkisë së Tiranës.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?pCNW7_IaVgM","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›