E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e dytë e konventës së Republikanëve. Rayan sulmon Obamën

30-08-2012 / Gazeta 55

Zv/presidenti në hije, Ryan: Unë dhe Romney do të krijojmë 12 milionë vende të reja pune

Deputeti katolik i Uiskonsin, Paul Rajan, ka qenë shumë i zhdërvjellët në podium dhe ka arritur të depërtojë te të pranishmit, në një mënyrë që Romni nuk ka mundur ta bëjë. Rajan ka siguruar se republikanët do i thonë gjithmonë të vërtetën amerikanëve pavarësisht se sa e vështirë do të jetë ajo. “Kam mbetur shumë pak kohë dhe na duhet të veprojmë shpejt, para se të zihemi në kurth nga presioni, ka vazhduar kandidati për zëvendës president në garën për në shtëpinë e bardhë nga kampi I republikanëve. Rajan ka premtuar se ai dhe Romni do të krijojnë menjëherë 12 milion vende të reja pune do të krijojnë siguri për të moshuarit dhe një të ardhme të sigurt për të rinjtë. Më pas 42 vjeçari ka folur dhe për jetën e tij personale, për vdekjen në moshë të re të të atit, dhe ka prezantuar nënë e tij e cila ka mbajtur familjen gjatë gjithë kohës që ai ishte ende një adoleshent. Në ditën e dytë të konventës është folur për mbrojtjen, homazhet ndaj ushtarakëve, vlerave etike, dhe lirinë për të dashuruar.
Por tema kryesore ka qenë sigurisht ekonomia. Amerika duhet të ruajë vendin e saj në botë, ka këmbëngulur Rajan, dhe duhet të luftojmë për të mos u varfëruar. Kandidati për në shtëpinë e bardhë në vitin 2008, Mekein dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Kondolesa Rajs, gjithashtu kanë folur në podium por kësaj here për politikat e jashtme. Mekein përdor të njëjtat terma, gjë që ka shkaktuar dhe protesta në sallë, por situate është rivënë nën kontroll pasi janë nxjerrë jashtë rreth 100 të deleguar. Rajs e cila nis diskutimine saj me atë që ka ndodhur në vend pas sulmeve të 11 shtatorit, përfundon duke përsëritur premtimet ekonomike të Romni dhe Rajan.
Tashmë është radha e Mit Romni kandidatit për president për të bërë për vete një popull që e ka pranuar por që ende nuk e do dhe as e ndjen si një njeri të tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›