E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Serbia i ka të qarta detyrat për në BE – kushti kryesor është Kosova

30-08-2012 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerimin: Të respektohen marrëveshjet e arritura deri tani

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, u shpreh se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën. Ai ka kërkuar që Serbia t’i zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Këto komente ai i bëri në Bruksel, pas takimit me nënkryetaren e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshic, e cila ka pohuar se udhëheqja serbe është e gatshme që nëpërmjet dialogut më të lartë politik, të arrijë marrëveshje të përhershme me shqiptarët në Kosovë dhe se kjo do të ishte faktor i stabilitetit dhe i paqes në rajon. Fyle ka theksuar rëndësinë që Serbia t’i plotësoj të gjitha kushtet nga fusha e drejtësisë dhe t’i harmonizojë ligjet me Bashkimin Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›