E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e fëmijëve, jetimët në mjerim ekstrem

Dita ndërkombëtare e fëmijëve në qarkun e Beratit ka gjetur dhe dhjetëra e qindra fëmijë jetim dhe në kushte e jetesës të varfërisë ekstreme. Janë me qindra fëmijë jetim dhe të komunitetit Romë, të prindërve të vrarë në krye të detyrës të policëve, por dhe fëmijë të tjerë ku prindërit e tyre kanë humbur jetën në punë si dhe në aksidente të ndryshme rrugore etj. Por çka është më kryesorja fëmijët jetim dhe të pa përkrahur janë fëmijët e mbetur jetim me babain gjallë por pa përkrahjen e tyre që vijën nga ndarja e çifteve. Divorcet e 18 muajve të fundit ka lënë jashtë kujdesit prindëror dhe edukues mbi 127 fëmijë të moshave të ndryshme nga 01 deri në 16 vjeç. Mjeku psikolog Miltjadh Vevecka në këtë rast i pyetur nga gazeta pohon se janë këtë fëmijë që në shumicën e rasteve bëhen dhe mbeten fëmijë të rrugës, të cilit veç veseve të këqija që marrin rriten në një varfëri teje të ekstremeve të varfërisë, mungesa e ushqimit tek këta fëmijë bënë që këta fëmijë të mbeten fëmijë të rrugës dhe shumë të prekshëm nga sëmundjet ngjitëse  dhe epidemive të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›