E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku në Tiranë: Berisha theu besimin e shqiptarëve

Kandidatja për deputete e PS për qarkun e Tiranës, Ledi Shamku ka rikujtuar dje një nga shumë premtimet e pa mbajtura të qeverisë Berisha, premtime me të cilat, sipas saj u  mori votat shqiptarëve në zgjedhjet e 2005. Gjatë fjalës së saj, Shamku u shpreh se edhe një herë Berisha po tregohet i pandershëm me popullin shqiptar. Vetëm pak vite më parë, Berisha premtoi për të rritur shpenzimet e arsimit, me 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky është premtimi numër 1 i pambajtur i Berishës. Ai pati 4 vjet kohë për të realizuar atë premtim dhe deri tani fondet janë rritur më pak se 1 %. Berisha tani përsëri premton të rrisë fondet për arsimin në 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
A mendon Berisha se populli shqiptar është kaq i pa mend, që të harroj premtimin e pak viteve më parë, të cilin nuk e mbajti? Berisha theu premtimin e tij përsëri. Tani ai po bën një tjetër premtim bosh, duke u përpjekur të gënjejë përsëri popullin shqiptar. Berisha është akoma praktikues i politikës së vjetër. Shqipëri meriton më të mirën. Shqipëria meriton një politikë të re, theksoi ajo. Sipas Shamkut, Shqipëria  meriton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›