E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Guni premton më shumë mbështjetje për fëmijët në nevojë

Në një qershor, në ditën e fëmijëve strukturat qeveritare kanë premtuar më shumë mbështetje, për respektimin e të drejtave të fëmijëve, si në strehim, arsimimin, si dhe në kujdesin shëndetësor. Në një raport vjetor për zbatimin e strategjisë kombëtare të fëmijëve, thuhet se nga 700 fëmijë që kanë qenë në nevoje, 46 janë kthyer në bankat e shkollës, dhe 40 familjeve ju është mundësuar ndihme ekonomike. Gjatë vitit të fundit, në 21 institucionet publike u trajtuan mesatarisht 410 fëmijë, nga të cilët 280 fëmijë jetimë dhe me probleme sociale dhe 130 fëmijë me aftësi të kufizuar. Ministri i Punës, Viktor Gumi ka lançuar projektin e qeverisë, për krijimin e strehëzës së pritjes, ndërkohë që u shpreh se tashmë po funksionon dhe shërbimi i kujdestarisë, për fëmijët që nuk mund të kenë një familje biologjike. "Iniciativa e parë shtetërore që do të pasohet dhe me iniciativa të tjera, duke synuar përmbushjen e standardeve të komunitetit evropian, për ngritjen e një strehëze të tillë për çdo 7500 banorë. Fëmijët që do të përfitojnë nga ky shërbim do të dalin nga vija e varfërisë sepse do të mbështeten me 3 dollarë në ditë, ose 50 për qind më shumë se sa standardi i poshtëm i varfërisë", deklaroi ministri Guni. Në prezantimin e raportit ka marrë pjesë dhe zonja e parë, Teuta Topi, e cila ka kërkuar më shumë punë nga strukturat qeveritare, në bashkëpunim me ato ndërkombëtare. Tashmë, pritet që të miratohet nga parlamenti i ardhshëm, kodi etik i fëmijëve, që do ti mbrojë ata edhe nga dhuna e ushtruar ndaj tyre. Nga të dhënat e raportuara nga Policia e Shtetit, rezulton se gjatë vitit 2008 janë evidentuar rreth 822 raste dhune në familje, ku viktima në 76 raste kanë qenë të mitur nën 18 vjeç.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›